Skip to content

TMERR/ Adoleshentja gjendet e vdekur brenda valixhes, ishte parë me një burrë …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një 17-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Viktima është identifikuar si Tunchanok Donhomla, trupi i së cilës është gjetur i zhveshur brenda një valixheje, pranë një stacioni treni.

Autoritetet raportuan se shkaku i vdekjes ishte asfiksimi nga mungesa e oksigjenit. Gjithashtu, ajo kishte pësuar dhe disa dëmtime në tru, megjithatë ato nuk ishin shkak që të humbte jetën.

LEXO MË SHUMË!  Pamje tronditëse/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë në dorë pas një konflikti me bashkëshorten (Video)

Autor i krimit është identifikuar 45-vjeçari Simon Peter Carman, i cili ishte kapur nga disa kamera sigurie duke hyrë në një apartament me të miturën. Pas disa orësh, ai doli nga aty me një valixhe të madhe, ndërsa 17-vjeçarja nuk u pa më.

LEXO MË SHUMË!  Trump nëse vritem: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, apo shkaku që 45-vjeçari e mbylli të miturën në valixhe duke i marrë jetën.

Published inNews