Skip to content

Dha kontribut të madh në arsim e kulturë, sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Bashkia e Kurbinit, ku mësuesja dhe artistja Leze Rrika është ndarë nga jeta ditën e sotme, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiakia e Kurbinit, Mjalinda Cara, e cila shkruan se ikja e mësuese parakohe, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për komunitetin e Kurbinit.

Cara shkruan se Rrika dha një kontribut të çmuar në jetën kulturore e artistike të Kurbinit dhe la gjurmë të pashlyeshme te brezat që edukoi dhe te njerëzit me të cilët ndau pasionin për artin e kulturën. Ndërsa në fund, ajo i ka ofruar familjes, ngushëllimet e saj.

LEXO MË SHUMË!  Njoftimi nga policia rrugore: Vihet ne zbatim rregulli i forte qe te henen

Leze Rrika ishte një arsimtare, koreografe dhe drejtuese shkolle në Kurbin, e njohur për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe historike në fshatin Zhejë. Ajo ka shërbyer si drejtoresha e shkollës 9-vjeçare të Zhejës dhe është angazhuar në jetën publike dhe ruajtjen e traditave vendase.

Postimi i Majlinda Carës:

Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, të mësueses dhe artistes Leze Rrika.

Ikja e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për komunitetin e Kurbinit, të cilit ajo i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

LEXO MË SHUMË!  Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

Me përkushtimin në arsim dhe me kontributin e çmuar në jetën kulturore e artistike të Kurbinit, Leze Rrika la gjurmë të pashlyeshme te brezat që edukoi dhe te njerëzit me të cilët ndau pasionin për artin e kulturën.

Kujtimi, vepra dhe përkushtimi i saj do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e komunitetit dhe të të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

I paharruar qoftë kujtimi i saj!

Published inNews