Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gratë që ndodheshin në automjet.
Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskon dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.
Shkaqet e daljes së automjetit nga rruga mbeten ende të paqarta. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
