Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Konflikt në familje, burri qëllon me thikë bashkëshorten

Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e një gruaje në Shkozet të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, kur pas një konflikti në familje, burri dyshohet se ka përdorur thikën ndaj bashkëshortes së tij, duke e plagosur në trup.

LEXO MË SHUMË!  Balerina e klubit i bën ‘gropën’ shqiptarit: Më hodhi drogë në pije dhe më ...

Pas alarmit për ngjarjen, në adresë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Gruaja është marrë nga vendngjarja dhe është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Rrethanat e sakta të konfliktit dhe motivet që çuan në përdorimin e thikës nuk janë ende të qarta. Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

LEXO MË SHUMË!  “Shqipëria nuk është e tradhtarëve”/ Qytetarët sërish në protestë kundër resortit në Zvërnec! Nis marshimi (FOTO)

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të gruas apo nëse autori i dyshuar është shoqëruar apo arrestuar.

Published inNews