Skip to content

Ngjarje tronditëse/ Gjendet i pajetë drejtori shqiptar i televizionit (EMRI)

Gjendet i pajetë drejtori i televizionit “Alsat”, Lirim Hajredini. Trupi u gjet me lëndime pranë një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKUP – Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e medias në Maqedoninë e Veriut. Lirim Hajredini, 38 vjeç, drejtori i televizionit “Alsat”, është gjetur pa shenja jete në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rreth orës 09:25 të 13 gushtit 2026, në SPB Shkup është raportuar për një person të plagosur pranë një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov”.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Stacionit Policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhej fjalë për L.H., 38 vjeç, nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij.

LEXO MË SHUMË!  Shkaktoi aksident të shumëfishtë/ Nuk pranoi testin e alkoolit, 50 vjeçari përfundon në polici (EMRI)

Autoritetet bëjnë me dije se Hajredini ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende për t’u përcaktuar.

Trupi është dërguar për procedurat përkatëse mjeko-ligjore, ndërsa hetimet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën dhe shkaqet e ngjarjes. Në këtë fazë, nuk ka një konkluzion zyrtar për rrethanat e vdekjes.

Humbja e Hajredinit ka shkaktuar tronditje te kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ai kishte punuar për më shumë se 16 vite në televizionin “Alsat”. Deri në momentin e raportimit, televizioni nuk kishte bërë një reagim zyrtar për ngjarjen.

Hajredini kishte një eksperiencë të gjatë në sektorin e medias, ku ishte angazhuar në menaxhim, marketing, strategji biznesi dhe produksion televiziv. Krahas aktivitetit profesional në media, ai kishte punuar edhe si përkthyes i literaturës profesionale.

LEXO MË SHUMË!  Aktori i mirënjohur jep fund jetës, ishte vetëm 44 vjeç (EMRI/Foto)

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Sot (13.08.2026), rreth orës 09:25, në SPB Shkup është raportuar se para një ndërtese në bulevardin „Krste Misirkov“ në Shkup ndodhet një person me lëndime. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për L.H. (38) nga Shkupi. Personi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore” njoftoi sot Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Published inNews