Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare, gjatë një Mëngjesit të sotëm, teksa po pushonte me familjen e tij në bjeshkët e Tropojës.
Sipas raportimeve, Haluci u kishte pohuar familjarëve se nuk ndihej mirë në shëndet, ndërsa pak minuta më vonë është gjetur pa shenja jete.
Vdekja e tij e papritur ka tronditur familjarët, të afërmit dhe komunitetin e juristëve.
Skënder Haluci ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ku ndër të tjera ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës, ndërsa më herët ishte larguar nga procesi i vetingut.
Rrethanat e sakta dhe shkaqet e humbjes së jetës pritet të përcaktohen zyrtarisht nga ekspertiza mjekoligjore.
