Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec. I moshuari jetonte i vetëm.
Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.
