Skip to content

E dhimbshme sa s’ka më! Ky është i riu që ndërroi jetë tragjikisht

Sot i jepet lamtumira e fundit 13-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Ferizaj

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë do t’i japin sot lamtumirën e fundit 13-vjeçarit L.I., i cili humbi jetën në vetaksidentin tragjik që ndodhi të dielën në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 17:30, në fshatin Prelez i Jerlive, ku i mituri do të përcillet për në banesën e fundit.

LEXO MË SHUMË!  Policia i arrestoi dy shoqet e saj, Ish deputetja e Edi Ramës iu bashkohet protestave dhe bën reagimin e fortë

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin, ndërsa mesazhe ngushëllimi po vazhdojnë të publikohen në rrjetet sociale.

“Humbja e tij e parakohshme ka tronditur dhe pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e familjes.

13-vjeçari humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë që ndodhi të dielën në fshatin Muhovc të Ferizajt. Në aksident u përfshi një veturë me targa vendore, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

LEXO MË SHUMË!  Ky është shoferi që dyshohet se e zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e trishtë (EMRI-Foto)

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit. U prehtë në paqe.

Published inNews