Skip to content

E zbulon anëtari i Grupit Koordinues! Kush do të zgjedhë “qeverinë tranzitore”, ja 3 institucionet e reja

Vendi ynë është përfshirë nga protesta, të cilat fillimisht nisën për anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa tani kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.

Disa prej anëtarëve të Grupit Koordinues të protestës kanë bërë thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar, i cili do të ketë edhe detyrën e krijimit të një qeverie teknike tranzitore. Sipas tyre, kjo qeveri do të duhet të zëvendësojë qeverinë e kryeministrit Rama pas dorëheqjes së tij.

LEXO MË SHUMË!  Ekskluzive! Nuk ka pushime, Rama kryen lëvizjen urgjente në fund të Gushtit, furtunë në qeveri …

Lajmin e ka bërë të ditur një nga 13 anëtarët e Grupit Koordinues të protestës, Përparim Gjeka, i cili ka zbuluar edhe tre institucionet kryesore të këtij Kuvendi, të cilat janë:

1-Kuvendi Kombëtar Qytetar

2-Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar

3-Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar.

Po ashtu Gjeka propozon që Kuvendi të prbëhet nga 150 anëtarë në përbërjen e tij të rregullt dhe deri në 300 anëtarë në përbërjen e zgjeruar, ku do të përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora. Sipas projektit, ky organ do të ketë kompetencë të propozojë emrat e qeverisë teknike tranzitore dhe të koordinojë veprimet e protestëas.

LEXO MË SHUMË!  E përlotur, Rudina Hajdari flet për protestën në Tiranë: S’është faji vetëm i atyre në pushtet, por edhe atyre që

Propozimi përfshin gjithashtu një sërë kriteresh për anëtarësimin në Kuvend, rregulla për funksionimin e tij dhe objektiva që lidhen me ndryshimin e sistemit politik dhe forcimin e rolit të qytetarëve në vendimmarrje.

Në postimin e tij, Gjeka u bëri thirrje qytetarëve që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Kuvendit Kombëtar Qytetar të kontaktojnë grupin organizues.

Published inNews