Skip to content

Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy bashkëpunëtorët e tij e lanë të vdekur në makinë

Policia greke ka arrestuar dy burra, 68 dhe 72 vjeç, pasi dyshohet se braktisën një 72-vjeçar, i cili humbi jetën gjatë një tentative për vjedhjen e telave elektrikë, nga një transformator në Agios Stefanos.

Ngjarja u zbulua të shtunën pasdite, kur efektivë të skuadrës DIAS gjetën trupin e pajetë të 72-vjeçarit në sediljet e pasme të një automjeti të parkuar në zonën e Ano Liosia. Viktima kishte dëmtime në kokë dhe në trup.

LEXO MË SHUMË!  Trump nëse vritem: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje

Sipas hetimeve të policisë, një natë më parë, 72-vjeçari kishte shkuar së bashku me dy të arrestuarit në Agios Stefanos për të vjedhur kabllo nga një transformator elektrik. Gjatë kohës që kryenin vjedhjen, ai dyshohet se u godit nga rryma elektrike dhe ra nga lartësia në tokë.

LEXO MË SHUMË!  Pamjet i futën në kurth! Në fillim mohuan gjithçka, protestuesit e arrestuar përballen me VIDEOT: Nga “s’jam unë” te DEKLARATAT kontradiktore në komisariat (EMRAT)

Dy bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e futën në një automjet dhe më pas e braktisën në Ano Liosia, ku u gjet i vdekur.

Policia greke bëri të ditur se dy të arrestuarit u ndaluan mëngjesin e 4 gushtit 2026 nga Departamenti i Hetimit dhe Zbulimit të Krimeve në Atikën Perëndimore. Ata u dërguan përpara prokurorit për procedurat e mëtejshme./vizionplus.tv

Published inNews