Skip to content

Zi në familjen e Behar Merës, aktori humb njeriun e zemrës

Masar Muharrem Mera, vëllai i aktorit të njohur të humorit në vendin tonë, Berhar Mera, është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare këtë të martë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Masarit, e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale aktori, i cili ka dhënë edhe detaje nga ceremonia mortore që do të mbahet për vëllain e tij.

LEXO MË SHUMË!  Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për ...

Behar Mera, i pikëlluar shkruan se i vëllai do të jetojë përgjithmonë në zemrën e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur

Masar Muharrem Mera

23.08.1969 – 04.08.2026

Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.

Qoftë i xhenetit”, thuhet në njoftim.

LEXO MË SHUMË!  Nga pushimet në tragjedi – U fut në det dhe nuk doli më i gjallë, tmerri në pasditen e sotme, ja ku ndodhi ngjarja tragjike

Masar Muharrem Mera do të përcilet sot në orën 15:00 për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Krajkë të Dibës.

Published inNews