Skip to content

“Lajm i Fundit: Aksident tragjik në veri të vendit! Nisja me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, zbardhen detajet”

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet fuoristradë ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit me dy rrota.

I plagosuri, i identifikuar si A. Uka, është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Bajram Currit, ndërsa për shkak të gjendjes është ndërhyrë për transport me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO MË SHUMË!  E RËNDË/ Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim shkel gazin dhe merr përpara 4 makina gjatë arratisjes (Video)

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Published inNews