Skip to content

“Lajm i Fundit: Të sh*na pranë bregut në Palasë! Bllokohet jahti, zbardhen prapaskenat e aksionit në det”

Është ndaluar nga Policia jahti nga i cili dyshohet se u qëllua me armë zjarri në ajër mbrëmjen e së dielës në det, përballë Palasës.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues është ndjekur fillimisht nga Policia Kufitare në det. Gjatë tentativës për t’u larguar, jahti dyshohet se ka fikur dritat e kabinës, me qëllim humbjen e gjurmëve.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Del përgjigja e analizave të ADN-s të trupit të gjetur

Në operacion u përfshinë edhe efektivët e forcës speciale “Delta”, të cilët bënë të mundur ndalimin e jahtit përballë plazhit të Livadhit.

Aktualisht, mjeti lundrues po shoqërohet drejt molit të Porto Palermos, ku do të kryhen veprimet procedurale.

Burime bëjnë me dije se personat që ndodheshin në bord pritet të merren në pyetje, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar dyshimet për përdorimin e armës së zjarrit.

LEXO MË SHUMË!  Bordi i Transparencës jep lajmin e MIRË, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Published inNews