Skip to content

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e Kryeministrit Rama

TIRANË – Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste kombëtare këtë të shtunë në Tiranë, ku, sipas organizatorëve, pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.

Njoftimi vjen pas protestës së 62-të radhazi të mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Sali Berisha tha se i është hequr''non grata'', reagon DASH

Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale nga komunitete të diasporës, protesta do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa qytetarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.

Gjatë protestës së fundit, organizatorët përdorën slogane si: “Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, duke përsëritur kërkesën që kryeministri të japë dorëheqjen.

LEXO MË SHUMË!  Djali i madh humb jetën në aksident në Kardhiq! Dalin detajet që do u thyejnë zemrën

Organizatorët e cilësojnë protestën e 1 gushtit si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, duke theksuar se pjesëmarrja e diasporës pritet të ketë një rol të rëndësishëm në tubim.

Published inNews