Skip to content

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë ‘made in Albania”, Rama: Kemi bërë porosinë për ruajtjen më të sofistikuar kundërajrore

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të përdorë dronë inteligjentë të prodhuar në vend për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak, në bashkëpunim me atë shtetërore KAYO, ai tha se qeveria ka porositur edhe një sistem të sofistikuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili, sipas tij, pritet të jetë së shpejti në dispozicion të Shqipërisë.

LEXO MË SHUMË!  Nga Franca drejt Anglisë me jaht! Arrestohen në mes të detit 3 shqiptarët, zbulohet shifra që paguan emigrantët!

“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, mbrojtja e qiellit do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, “Made in Albania”.

LEXO MË SHUMË!  Sinjalizuan policinë për parcelat me drgë, dhnohet çifti në Fushë Arrëz
Published inNews