Skip to content

Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki! (Ky qytet bëhet ‘super bashki’)

Është zbuluar propozimi i Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Sipas propozimit, janë 15 bashki që shkrihen, duke e çuar numrin në 61.

Bashkitë që shkrihen janë: Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh, Përrenjas.

Modeli i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje e rëndë, një i vdekur dhe një oficer policie i plagosur pas të shtënave me armë

Në organizimin e brendshëm të bashkive, si përgjigje ndaj kërkesave të ngritura gjatë dëgjesave, gjetjeve të raportit analitik të ekspertëve dhe nevojës për një model më të mirë përfaqësimi, krijohet një nivel i ri organizimi vendor: “Qyteti”.

Në këtë mënyrë, skema aktuale “Bashki – Njësi Administrative” zëvendësohet me skemën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.

Qyteti merr një rol më të qartë në planifikim, përfaqësim dhe organizimin e shërbimeve, me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ.

LEXO MË SHUMË!  Zebërvoki shpërthen keq për dh nën mes adoleshenteve në Fier: Fajin e kanë kafshët që pjellin fëmijë, njëri m*t e tjetri k*kë (VIDEO)

Në praktikë, 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja.

Ky konsolidim e ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 në 46. Struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Published inNews