Kryeministri Edi Rama ka thirrur për në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, sipas burimeve, pritet të diskutohet edhe çështja e njohur si “Besa”.
Ndërkohë, burime të pakonfirmuara pohojnë për Vox News se ka zëra për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar.
Konkretisht, përflitet se ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mund të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga Romina Kuko.
Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Kryeministria apo nga institucionet përkatëse që të konfirmojë një lëvizje të tillë.
Mbetet për t’u parë nëse mbledhja e pasdites do të sjellë zhvillime të reja lidhur me këto raportime apo me çështjet që pritet të diskutohen.
