Skip to content

U gjet e vdekur brenda një valixheje në Athinë! Çfarë zbuloi policia në telefonin e gruas …

Hetimet për vdekjen e një 38-vjeçareje britanike të gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në Athinë kanë marrë një kthesë të re, pasi autoritetet greke dyshojnë se autorët e krimit përdorën telefonin e viktimës për të mashtruar familjarët dhe për të fituar kohë.

Viktima, Elisabeth Jane Ross nga Skocia, u gjet e pajetë më 18 korrik në lagjen Kypseli të kryeqytetit grek, pasi një person i pastrehë njoftoi policinë se kishte parë një valixhe nga e cila dukej një gjymtyrë njerëzore.

Sipas hetuesve, që prej 15 korrikut datë kur dyshohet se është vrarë nga telefoni i saj janë dërguar mesazhe familjes, ku thuhej se ajo kishte nevojë të qëndronte vetëm për disa kohë. Policia beson se këto mesazhe nuk janë shkruar nga vetë Ross, por nga personi ose personat përgjegjës për vdekjen e saj, në përpjekje për të fshehur krimin.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama “dorëzohet” përballë protestuesve, merr vendimin e FORTË që asnjë nuk e priste

Telefoni i 38-vjeçares nuk është gjetur ende, ndërsa autoritetet thonë se ai ka qenë aktiv në zonën e Athinës deri pak para identifikimit zyrtar të viktimës.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë pranë ndërtesës ku u zbulua trupi, ndërsa po ekzaminojnë edhe valixhen, e cila dyshohet se nuk i përkiste viktimës. Sipas policisë, ajo mund të përmbajë gjurmë biologjike ose shenja gishtash që do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

LEXO MË SHUMË!  Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit, Humb jetën 20-vjeçari (EMRI)

Ekzaminimi paraprak mjeko-ligjor nuk ka zbuluar plagë të dukshme apo shenja përleshjeje në trupin e Ross, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas analizave toksikologjike.

Autoritetet kanë konfirmuar se 38-vjeçarja kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara drejt Greqisë në fund të qershorit, përmes Qipros, dhe po verifikojnë lëvizjet e saj të fundit, rezervimet e akomodimit si dhe personat me të cilët mund të ketë qenë në kontakt.

Policia greke vijon hetimet në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe ato qipriote, ndërsa familja e viktimës është njoftuar dhe po mbështetet nga shërbimet konsullore britanike.

Published inNews