Skip to content

“ALARMI NGA TËRMETI/ Dridhet Tirana dhe disa qytete! Ja sa ishte magnituda dhe ku u ndie më shumë”

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, duke u ndjerë në disa qytete të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet u ndjenë në të gjithë Shqipërinë e Mesme, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe qytete të tjera përreth.

LEXO MË SHUMË!  Pak orë para nisjes së protestës gjigande, Rama reagim urgjent: Ka dy fjalë për protestuesit!

Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po ndjekin zhvillimet pas lëkundjeve.

Shqipëria është një nga vendet me aktivitet sizmik të lartë në rajon, për shkak të pozicionit të saj gjeologjik, ndaj lëkundje të tilla regjistrohen periodikisht.

LEXO MË SHUMË!  Humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt

Published inNews