Skip to content

Plagoset me armë zjarri një person në kryeqytet, të dyshuar dy vëllezër

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Ekonomia Onlinen se rasti është raportuar rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”, ku policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

LEXO MË SHUMË!  Vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën, studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Klankosova.tv mëson se dy personat e dyshuar për kryerjen e veprës janë vëllëzerit A. Xhemshiti dhe A. Xhemshiti, transmeton Periskopi.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident është lënduar një person, i cili dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO MË SHUMË!  Aksident tragjik, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Published inNews