Skip to content

Rikthim i shpejtë i temperaturave të larta! Metererologia, ja çfarë na pret në ditët e ardhshme

Meteorologia Tanja Porja bëri me dije se sot do të jetë dita e parë e një periudhe me temperatura shumë të larta.

“Sot diell dhe temperatura të larta. Kemi një rritje të menjëhershme të vlerave termike. Kemi në mesditë të paktën 4 gradë rritje, ndërkohë që dje ishim rreth 33 gradë temperatura maksimale.

LEXO MË SHUMË!  “Shkencëtarët që dinin të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, Prifti: Çfarë është projekti "DEFUSE" dhe si rashë në gjurmët e tij

Sot presim 38°C. Vranësia do të jenë të dukshme vetëm gjatë orëve të pasditës dhe kryesisht në veri dhe në zonat lindore, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare.

Në fakt, sot është dita e parë me temperatura të larta. E gjithë periudha tjetër, për një 10-ditor, presim vetëm temperatura të larta në territor dhe mundësia për reshje është thuajse zero”, tha Porja në “Dita Jonë”.

LEXO MË SHUMË!  E fundit! Aksident i rëndë, automjeti del nga rruga dhe rrokulliset, dyshohet se ...

“Nga nesër dhe në vijim do të kemi vetëm rritje të vlerave termike. Shumë shpejt këtë mesjavë presim edhe që temperatura të shkojë 40 gradë Celcius”, shtoi meteorologia.

Published inNews