Skip to content

Aksident i rëndë mes tri makinave, raportohet për 3 persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së hënës në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.

LEXO MË SHUMË!  Pas largimit të Neomalsores dhe përplasjes me Spiropalin, Rama përplaset edhe me Braçen në mbledhjen e PS-së

Ai theksoi se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot, rreth orës 15:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë po “bluan” ish-ministrja e Ramës? Elisa Spiropali me zyrë të re në ish-Bllok, kush po hyn e del

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Published inNews