Skip to content

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve

Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

Sipas gazetarit Osman Stafa, protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.

LEXO MË SHUMË!  Tubimi ‘nuk mbahet’/ Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Bashkohuni me ne

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Sipas raportimeve, në disa raste efektivët kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga vendet ku ishin vendosur.

Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore.

LEXO MË SHUMË!  Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Habit çfarë thotë për Edi Ramën dhe për shqiptarët

Situata deri tani paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i mëtejshëm i protestës dhe mbërritja e deputetëve në Kuvend.

Published inNews