Skip to content

Si 50 vjeçarja shqiptare i zhvati qindra mijëra euro 90 vjeçarit të ve në Itali? Bleu shtëpi dhe merrte nga 12 mijë euro në …

Një 50 vjeçare shqiptare e cila prej vitesh jeton në Itali, është marrë nën hetim në Ravenë, pasi dyshohet se ajo përfitoi nga një 90 vjeçar duke i zhvatur qindra mijëra euro. Prokuroria e vendit fqinj madje ka sqauar se me këto para ajo bleu edhe një banesë. Aktualisht asaj i janë sekuestruar shtëpia dhe llogaria bankare.

Tashmë 90 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore që prej vitit 2025, por dëmi i bërë prej shqiptares ka mbetur pas në familjen e tij.

Historia nisi pasi ai dhe 50 vjeçarja njiheshin prej shumë vitesh për shkak të punës, por më pas kishin humbur kontaktet, më tej pas vdekjes së bashkëshortes, i moshuari e takoi sërish shqiptaren dhe krijoi marrëdhënie me të.

LEXO MË SHUMË!  Çështja “Balluku” bëhet sërish objekt debati në Bruksel, eurodeputetja holandeze godet mazhorancën dhe kërkon heqjen…

Hetimet dëshmojnë se në atë periudhë, 50 vjeçarja, i tregonte vazhdimisht 90 vjeçarit për vështirësitë ekonomike, duke i thënë se nuk arrinte të paguante faturat apo të paguante shpenzimet e muajit. Fillimisht 90 vjeçari i jepte shuma të vogla për ta ndihmuar por më pas transfertat u bënë gjithënjë edhe më të mëdha, duke mbërritur vlerën 12 mijë euro në muaj, e në përfundim sipas akuzës ai financoi edhe blerjen e një banese.

Marrëdhënia që ata të dy kishin nuk është ende e qartë për të afërmit e tyre. Sipas Prokurorisë së Ravenës, gruaja nuk u kufizua vetëm te kërkesat për ndihmë ekonomike, por dyshohet se e mashtroi të moshuarin, duke kryer veprat penale të mashtrimit të rënduar dhe përfitimit nga paaftësia e tij për të gjykuar.

LEXO MË SHUMË!  E bujshme! Lamtumirë LEK? Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO

Hetimi nisi pas një “sinjalizimi” të bërë nga gjykata, ku disa vite më parë, djali i 90 vjeçarit kishte kërkuar zhvendosjen e administrimit mbështetës për të atin. Gjatë verifikimeve, gjyqtari civil konstatoi një administrim të pazakontë të pasurisë së të moshuarit: mijëra euro transferoheshin vazhdimisht në favor të një gruaje që nuk ishte pjesëtare e familjes.

Pas vdekjes së të moshuarit, në banesën e tij policia gjeti dorëshkrime dhe dokumenta të tjera që sipas autoriteteve përforcuan dyshimet e bëra ndaj 50 vjeçares, sipas mediave të huaja.

Published inNews