Skip to content

E bujshme, funksionarët e qeverisë dalin në përgjime për pastrim parash, zbardhet biseda e një drejtuesi të…

E bujshme, funksionarët e qeverisë dalin në përgjime për pastrim parash, zbardhet biseda e një drejtuesi të rëndësishëm me trafikantët për transportin e 20 milionë eurove me targa CD

Përgjimet e shërbimeve sekrete kanë nxjerrë në dritë të dhëna për një rrjet funksionarësh shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë përdorur makina diplomatike për transportin e drogës dhe parave. Në qendër të informacioneve të dala nga përgjimet është një funksionar i lartë, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në administratën shtetërore. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një zyrtar që ka ushtruar detyrën e sekretarit të përgjithshëm në dy ministri. Emri i tij ka dalë në përgjime telefonike në komunikime me një trafikant.

Nga bisedat e përgjuara mësohet se trafikanti ka komunikuar me funksionarin dhe më pas i ka dorëzuar paratë në një garazh në Bruksel. Episodi është pjesë e të dhënave që kanë zbuluar një skemë të dyshuar për lëvizjen e shumave të mëdha financiare përmes mjeteve me targa diplomatike CD. Sipas informacioneve të dala, në këtë skemë përmendet transporti i 20 milionë eurove me makina diplomatike, duke ngritur dyshime për përdorimin e statusit diplomatik për lëvizjen e parave jashtë kanaleve të zakonshme.

Privilegjet e targave diplomatike

Targat diplomatike mundësojnë një sërë privilegjesh, si kalim pa kontroll në pikat kufitare, përjashtim nga taksat doganore , për të gjitha mallrat që lidhen me zyrën e konsullit të nderit. Numri i automjeteve të importuara ose të blera në vend nga misionet diplomatike, duhet të jetë i arsyeshëm dhe në përputhje me nevojat e misionit, por nuk duhet të kalojë asnjëherë stafit diplomatik. Më pas automjetet pajisen me targa CD ose TR jeshile. Shefat e misioneve diplomatike mund të importojnë dy makina pa taksa doganore dhe taksa të tjera për përdorim personal, njëra prej të cilave jepet për bashkëshortin/e n dhe pajisen me targa CD.

Ndërkohë shefat e agjencive të specializuara të OKB-së në Shqipëri mund të importojnë në emër të tyre pa asnjë lloj takse një automjet për përdorim personal dhe një tjetër shtesë, nëse janë të shoqëruar nga bashkëshorti/ja. Këtë privilegj e gëzojnë edhe anëtarët e përfaqësive diplomatike. Pajisja me targa CD bëhet pas pajisjes nga protokolli i shtetit me kartë identiteti të përfaqësisë diplomatike, organizatës ndërkombëtare ose agjencive të specializuara të OKB-së. Konsujt e nderit për qëllime zyrtare përdorin një automjet i cili pajiset me targë të zakonshme kombëtare me një shenjë dalluese, ovale dhe në të djathtë ka simbolet HÇ.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për motoçikletat për përdorim personal. Për pajisjen me targë diplomatike, agjencitë e specializuara, misionet diplomatike, ose agjencitë e specializuara të OKB-së duhet të paraqesin kërkesën në ministrinë e Punëve të Jashtme, ku duhet të shënojnë emrin e pronarit, qëllimin, numrin e shasisë, ngjyrën, si dhe një fotokopje të vërtetim-zhdoganimit, të faturës së zhdoganimit, të vërtetimit të hyrjes së automjetit, të lëshuar nga dogana ku është zhdoganuar, dokumentin e hyrjes, të lëshuar nga pika e kalimit kufitar, dhe fotokopjen e kartës së identitetit, në rastin kur automjeti është për përdorim personal. Nota duhet të dërgohet në protokollin e shtetit. Pas kësaj, përfaqësia diplomatike, organizatat ndërkombëtare ose konsujt e nderit dorëzojnë notën në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila i pajis këto automjete me leje qarkullimi dhe me targë CD, TR (jeshile) apo HÇ. Targat CD, TR (jeshile) dhe HÇ nuk janë të transferueshme, kur automjeti, që i mban ato, shitet ose ndryshon pronësi, në çfarëdolloj mënyre.

Published inNews