Skip to content

MOTI “MERR KTHESË” TË RE! E mërkura vjen me shtrëngata dhe ‘trazira’ meteorologjike, njihuni me kushtet atmosferike për sot

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë në kushtet atmosferike në vend gjatë ditës së mërkurë, duke sjellë reshje shiu në disa zona dhe stuhi lokale në orët e para të ditës.

Sipas parashikimit, moti do të jetë me vranësira, të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë gradualisht në pakësim

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit që nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Në disa zona reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë pjesës së mbetur të ditës, reshjet do të kufizohen kryesisht në zonat malore, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa herë pas here mund të arrijë deri në 15 metra në sekondë.

Në det pritet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.

Published inNews