Skip to content

Avioni i nisur drejt Tiranës bën ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut, ja çfarë ndodhi

Një avion i kompanisë “Ryanair”, i cili po kryente fluturimin nga Londra drejt Tiranës, është detyruar të kryejë një ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Sipas mediave të huaja, menjëherë pas uljes në pistë kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve dhe Shërbimi Mjekësor i Emergjencës (SAMU), të cilët kanë asistuar gjatë operacionit që zgjati rreth 30 minuta.

Pas përfundimit të ndërhyrjes dhe kryerjes së procedurave të nevojshme, avioni u nis nga aeroporti i Luksemburgut në orën 09:18 për të vijuar fluturimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Sipas planifikimit, fluturimi pritej të mbërrinte në Tiranë rreth orës 11:18.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të pasagjerit apo personit që kërkoi ndërhyrjen mjekësore.

Published inNews