Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në vend, ka të plagosur, forca të shumta policie në vendin e ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO MË SHUMË!  Nën akuzë për tjetërsim pronash e falsifikim dokumentesh! ARRESTOHET zëvendës drejtori i Kadastrës së Dibrës

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e të shtënave, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për më shumë detaje.

LEXO MË SHUMË!  U mb*t t*agjikisht në lumë, mesazhi prekës i shoqes së klasës për 15-vjeçarin: Nuk do të harrohesh kurrë, largimi yt na la me d*imbje
Published inNews