Skip to content

Françeska Murati “kapet” me Kanye West, fotot ndezin rrjetin: Çfarë fshihet pas tyre? (Foto)

Françeska Murati ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi ku shfaqet pranë reperit të njohur amerikan, Kanye West.

Postimi erdhi vetëm pak ditë pasi artisti mbajti koncertin e tij të parë në Shqipëri, një ngjarje që mblodhi mijëra fansa dhe u komentua gjerësisht në rrjet.

Në mesin e gjithë vëmendjes që mori koncerti, në fokus përfundoi edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”. Në fotografitë e publikuara në Instagram, Françeska shfaqet shumë pranë Kanye West në disa momente të ndryshme, duke bërë që shumë ndjekës të besonin se bëhej fjalë për takime reale.

LEXO MË SHUMË!  Shpërthen KEQ Einxhel Shkira, nuk lë gjë pa thënë ndaj kryeministrit Rama

Megjithatë, e vërteta rezulton ndryshe. Fotografitë janë krijuar me inteligjencë artificiale (AI), gjë që është sqaruar edhe nga vetë Françeska. Ajo ka vendosur etiketën “AI” në publikim, duke bërë të qartë se imazhet nuk janë autentike.

Pavarësisht sqarimit, postimi u bë viral në rrjetet sociale, ndërsa shumë përdorues fillimisht i morën fotografitë si reale, përpara se të vinin re detajin që tregonte se ato ishin gjeneruar me inteligjencë artificiale.

LEXO MË SHUMË!  Bashkëpunimi që nuk pritej! Pa u publikuar ende, në internet po qarkullon dueti mes Dafinës dhe Cllevios! (VIDEO)

Published inShowbiz