Skip to content

E bujshme/ Aeroporti i Rinasit thyen një TJETËR rekord, zbulohet …

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vendosur një rekord të ri në trafikun ajror, duke regjistruar 322 mbërritje dhe nisje avionësh brenda 24 orëve, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Albcontrol.

Rekordi u arrit më 6 korrik 2026, duke lënë pas rekordin e mëparshëm prej 318 fluturimesh, i shënuar më 22 qershor 2026.

LEXO MË SHUMË!  U fut në kahun e kundërt të autostradës, shkakton aksident – dy të vdekur dhe tre të lënduar

Brenda vetëm pak javësh, numri i operimeve është rritur edhe më tej, duke konfirmuar ritmin e lartë të lëvizjeve në aeroportin kryesor të vendit.

Të dhënat e Autoritetit të Aviacionit Civil tregojnë se gjatë muajit qershor trafiku ajror në Aeroportin e Tiranës u rrit me 34%, një ritëm shumë më i lartë se mesatarja evropiane, e cila ishte vetëm 2%.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama reagon me nerva pas protestës masive: Po ua them që ta mësoni njëherë e mirë se ...

Sipas analizës së Eurocontrol Network Manager, si Aeroporti i Tiranës ashtu edhe Albcontrol kanë përballuar me sukses fluksin e shtuar të fluturimeve. Raporti thekson se rreth 19% e vonesave lidhen me operacionet në tokë, përfshirë shërbimet aeroportuale dhe aktivitetin e kompanive ajrore.

Published inNews