Skip to content

A*sident i rëndë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, gruaja pë*plaset nga fuoristrada teksa kalonte rrugën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Zham Sektor, ku një 75-vjeçare është përplasur nga një automjet tip fuoristradë teksa po kalonte rrugën.
Sipas të dhënave paraprake, Bajame Ramazani po shkonte drejt tokave bujqësore dhe ka kaluar mbi trafikndarësen, rreth 50 metra larg mbikalimit.
Në ato momente është goditur nga një fuoristradë që lëvizte në autostradë.

LEXO MË SHUMË!  Detajet rrëqethëse nga tragjedia te Liqeni i Thatë, la makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike dhe po merr trajtim në repartin e kujdesit intensiv.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar nga policia deri në përfundimin e veprimeve procedurale.

LEXO MË SHUMË!  E BUJSHME/ Reagon për herë të parë kompania që do ndërtojë resort në ishullin e Sazanit
Published inNews