Skip to content

Nga Trump te Meloni, Irani shpall ‘listën e zezë’ dhe betohet për ha kmarrje ndaj përgjegjësve për vr asjen e ayatollahut Ali Khamenei

Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit suprem të ndjerë Ali Khamenei, ka bërë betim për hakmarrje pas vdekjes së të atit, duke e cilësuar si një dëshirë të kombit që duhet patjetër të përmbushet. Funerali i Khameneit u zhvillua për disa ditë në Teheran, ndërsa tensionet politike janë rritur ndjeshëm.

Gazeta iraniane Hamshari, e lidhur me bashkinë e Teheranit, ka publikuar një “listë të zezë” me emrat e atyre që i konsideron përgjegjës për vrasjen e ayatollahut. Në listë përfshihen presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe disa liderë europianë, mes tyre kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.

LEXO KËTË LAJM  LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Deputeti i PD-së LARGOHET, pas 12 vitesh tërhiqet nga posti…

Autoritetet italiane po kryejnë verifikime për të kuptuar nëse kjo listë përfaqëson qëndrimin zyrtar të regjimit iranian, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së ambasadorit iranian në Romë.

Për kërcënimet iraniane ka reaguar edhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, i cili ka shprehur solidaritet me Melonin dhe Tajani ka njoftuar se nesër në Paris do të marrë pjesë në një samit europian ku do të shpallet krijimi i një Koalicioni anti-raketë balistike, me synim bashkëpunimin industrial dhe teknologjik për mbrojtjen e kontinentit, duke u bazuar në përvojën e Ukrainës.

LEXO KËTË LAJM  LAJM I KEQ/Euro ‘pikiatë’ në rekord historik, ja me sa këmbehet

“Ajo nuk do të lejojë të intimidohet! Në Iran është në zhvillim një luftë për pushtet që e bën situatën edhe më të ndërlikuar dhe rrit tonet e përplasjes”. tha Tajani.

Tajani shtoi se në negociatat e hapura, Ngushtica e Hormuzit mbetet pika më e ndjeshme.

Published inNews