Skip to content

Vr asja në Tiranë, burrin e që lluan pranë shtëpisë dhe u zhdukën (Emri)

Pak pasi kaloi mesnata dhe hyri e diela e sotme, 50 vjeçar Edmond Sula po ecte në këmbë për tu kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Bërxullë të Tiranës.

Por kthimi në banesë te familja nuk ndodhi kurrë sepse u përball me të shtëna arme zjarri që i morën jetën në vend.

Policia e Tiranës është e kursyer në informacion zyrtar ndaj nuk dihen shumë të dhëna mbi ekzekutimin e rëndë.

LEXO MË SHUMË!  4 vjet më parë e morën peng në Angli për "shtëpitë e barit", sot vrau ish-vjehrrin dhe RENEA e ka rrethuar: Historia e Nertil Buzit, pengu që u bë vrasës

Ajo tha se “më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë”.

Ndërsa shtoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

LEXO MË SHUMË!  Nami ne Vlore, policia ne gjume, ja cfare po ndodh ne fshatra, nje hajdut po i merr ne qafe, ja ‘pasioni’ i tij

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Published inNews