Skip to content

Ekz ekutohet me b reshëri pl’umbash në derën e shtëpisë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Vorë, ku një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po hynte në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në fshatin Bërxullë, në Vorë. Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Sula alias Ali Sula, i cili ishte duke u futur në banesë, teksa lëvizte në këmbë, kur është qëlluar me armë zjarri.

LEXO KËTË LAJM  E BUJSHME/ Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Pas krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës me qëllim për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

LEXO KËTË LAJM  Momente paniku në mes të qytetit, makina përplas disa qytetarë në një kafene, dy të plagosur rëndë

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Published inNews