Skip to content

Kali u pret rrugën papritur, çiftit që po udhëtonte me motorr! Thuhet se burrë e grua (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, një çift bashkëshortësh po udhëtonte me motor, kur një kalë u ka dalë papritur përpara. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë së bashku me gruan.

LEXO MË SHUMË!  I përmendur mbi 2 mijë herë në dosjen e BUJSHME, gjendet i vdekur rekrutuesi

Të dy ata kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë ndihmën e parë nga shërbimet e policisë së Gramshit dhe ambulanca.

Fillimisht, të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit, ku kanë marrë trajtim mjekësor për rreth një orë.

Por për shkak të plagëve të marra dhe gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

LEXO MË SHUMË!  Kaos në tribunat e Angli-Norvegji, “fluturojnë” grushtet nga tifozi i… Argjentinës (Video)
Published inNews