Skip to content

Tronditet vendi/ Hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qytetit të Korçës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, 84-vjeçari, Abidin Bilbili, jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se është hedhur nga ballkoni.

LEXO MË SHUMË!  Dhunuan në grup të miturën/ Ndryshojnë masat e sigurisë për autoret, zbulohet se vajzat fusnin në kurth burrat dhe …

Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I moshuari që është hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë ka humbur bashkëshorten. Kjo mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë ditën e sotme.

LEXO MË SHUMË!  Tragjedi/ Ndërron jetë një vajzë 18-muajshe pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Published inNews