Një punëtor i fabrikës ‘Kosovamont’ është lënduar rëndë gjatë orarit të punës.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Drejtorin e Emërgjencës në QKUK, Naser Syla i cili ka dhënë detaje mbi gjendjen e të lënduarit.
“Pacient është i lënduar nga një mjet i fortë. Ai është 60 vjeqar. Gjendje e tij është e rëndë, Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, gjendja është stabile por e rëndë.”, u shpreh Syla./lajmi.net/
