Skip to content

Përmbyset autobusi , raportohen 41 të plag*sur, 3 në gjendje të rëndë

Të paktën 41 persona janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në autostradën Kaman–Ankara, pranë qytetit të Kırıkkale në Turqi.

Sipas agjencisë Anadolu, aksidenti ndodhi pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga dhe të përmbysej.

LEXO KËTË LAJM  Çfarë i çmend më shumë femrat tek meshkujt? Studimi nxjerr përgjigjen që nuk e prisnim

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, policia dhe ambulancat, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan në spital.

Autoritetet bëjnë me dije se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

LEXO KËTË LAJM  Ekzekutoi bashkëshorten se u bë xheloz, Shtjefën Zici nuk pendohet dhe bën deklaratën shokuese: S’bëra gjë, gruan time vrava
Published inNews