Skip to content

Përplasje e rëndë mes 6 makinave, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Mësohet gjithashtu se, në mesin e të lënduarve është edhe një grua shtatzënë, e cila ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve nga Policia në Kosovë, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

LEXO MË SHUMË!  Tre shenjat që tregojnë se një femër ka nevojë për s*ks

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, tha se shtatë nga të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe se janë në gjendje të përmirësuar.

Njësia e Autostradës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXO MË SHUMË!  PLAS E VRTETA E HIDHUR! Rama pranon skandalin e madh pas 13 vitesh: Zbulohen tarifat sekrete të korrupsionit te Hipoteka, ja kush fshihet pas lojës!
Published inNews