Skip to content

Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të vazhdojë të mbajë barrën kryesore të NATO-s, ndërsa kritikoi aleatët evropianë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s “nuk është reciproke”.

Postimi i tij në Truth Social përfshinte një grafik që tregonte sasinë e shpenzimeve të NATO-s, me SHBA-të që investojnë shumë më tepër sesa disa shtete të tjera anëtare.

Kujtojmë se ky reagim vjen pasi Shqipëria është renditur ndër vendet që nuk plotësojnë kriteret e NATO-s për shpenzimet. Sipas agjencisë Reuters, një gjë e tillë ka vënë në dyshim edhe zhvillimin e samitit të NATO-s në vitin 2027 në Shqipëri.

READ MORE  I mori a*mën policit dhe e plagosi gjatë shoqërimit në komisariat, ky është 45-vjeçari

Administrata e Trump ka kundërshti për organizimin e këtij samiti në Shqipëri.

Ndërkohë deklarata e Trump vjen vetëm pak ditë përpara samitit të NATO-s, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, ku pritet që një nga temat kryesore të jetë ndarja e barrës financiare dhe ushtarake brenda aleancës.

Trump ka përsëritur vazhdimisht se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e saj, ndërsa administrata amerikane ka nisur tashmë të reduktojë angazhimet ushtarake në kontinent.

READ MORE  Autobusi PËRPLASET e më pas shpërthen në flakë, 8 viktima dhe 33 të plagosur

Edhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka paralajmëruar se pakënaqësitë e presidentit ndaj aleatëve do të jenë pjesë e diskutimeve në samitin e Ankarasë.

Ka spekulime se ky do jetë samiti i fundit i NATO-s ku do të marrë pjesë Donald Trump.

Published inNews