Detaje tronditëse vijnë nga Podujeva, aty ku katër persona mbetën të plagosur me armë zjarri katër persona.
Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami raporton se autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori dhe tre nga të plagosurit janë familjarë, ndërsa i plagosuri i katërt dyshohet se është kalimtar i rastit.
Nga pamjet që Top Channel disponon, shfaqet autori pas ngjarjes me armë në dorë, teksa në njërën anë të tij qëndron i shtrirë pa lëvizur një prej të plagosurve, e në anën tjetër, i plagosuri tjetër që shihet duke tentuar të ngrihet.
Në këtë moment autori me armë në dorë, i afrohej dhe e godet me grushte dhe shkelma, ndërsa një person ndërhynë për ta ndaluar.
Ende nuk duhen detajet e këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë.



