Skip to content

Aksident i frikshëm në vend/ Fuoristrada i pret rrugën dy automjeteve, tre persona me urgjencë tek trauma

Një aksident rrugor me disa automjete është regjistruar në aksin Fushë Krujë–Tirana, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre mjete, një fuoristradë tip “Mercedes-Benz” dhe dy automjete të tjera të së njëjtës markë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet paraprakisht se aksidenti është shkaktuar pas një manovre të gabuar nga drejtuesi i fuoristradës, i cili ka ndërprerë lëvizjen në rrugë, duke sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

READ MORE  "Pse ke dalë në protestë?" - Ja si përgjigjet "Neomalësorja", pas largimit nga PS shfaqet kundër Ramës

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.

Published inNews