Skip to content

Hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka pësuar atak, nuk janë konstatuar shenja frenimi, ja sa ka qenë shpejtësia

Grupi hetimor i policisë vijon të ketë të njëjtin dyshim se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak të shoferit 36 vjeçar Redion Hasimi. Kjo pasi drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar dhe nuk ka tentuar të ndalojë mjetin, megjithatë do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do e përcaktojë me saktësi shkakun.

LEXO MË SHUMË!  Protestuesit nisin ‘aksionin’, qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Drejtuesi i mjetit bënte thuajse çdo ditë bënte rrugën Tiranë-Berat dhe anasjelltas.

Nga verifikimet e policisë 36-vjeçari nuk rezulton se po lëvizte me shpejtësi tej normave. Në autostradë shpejtësia është 100 k/h ndërsa mjeti shpejtësinë maksimale e ka 110km/h.

Policia rrugore e Tiranës ka kryer verifikime dhe nuk rezulton se shoferi të ketë qenë problematik apo me shkelje rrugore të konstatuara.

LEXO MË SHUMË!  Pasi braktisi PS, Marjana Koçeku sapo i bëri Edi Ramës atë të cilën ai as në ëndrra nuk e mendonte
Published inNews