Skip to content

Plas para Kuvendit/ Disa të shoqëruar nga policia, mes tyre dhe Dritan Goxhaj! Një person shihet i shtrirë në tokë

Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa jashtë godinës qytetarët po protestojnë, në një kohë kur brenda po zhvillohet seanca parlamentare. Sipas raportimeve nga vendngjarja, tensionet janë rritur pasi protestuesit kanë qëlluar me vezë një automjet me të cilin po largohej një nga deputetët.

Menjëherë pas këtij momenti ka pasur përplasje fizike mes disa protestuesve dhe efektivëve të Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për t’i larguar nga hyrja e Kuvendit dhe për të rikthyer qetësinë në zonë.

READ MORE  E fundit! Edi Rama jep lajmin e madh

Pamjet e publikuara tregojnë momente kaotike, ku një person shihet i shtrirë në tokë duke marrë ndihmën e parë nga personat që ndodheshin pranë, ndërsa policia vijonte ndërhyrjen. Gjithashtu raportohet se disa persona janë shoqëruar nga efektivët gjatë përplasjes.

Sipas informacioneve paraprake, mes të shoqëruarve dyshohet se ndodhej edhe aktivisti Dritan Goxhaj, i cili më herët kishte qenë në qendër të vëmendjes pas deklaratave dhe kritikave të ndërsjella me kryeministrin Edi Rama.

READ MORE  E rende! Gruaja shqiptare lind foshnjën në tualetin e spitalit

Deri tani autoritetet nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar mbi numrin e të shoqëruarve apo të personave të lënduar, ndërsa situata në zonën përreth Kuvendit mbetet nën monitorimin e forcave të rendit.

Published inNews