Skip to content

Vrasja në Kavajë, autori bën kthesën e papritur në Gjykatë: Më pushkatoni! Po ta ktheja kohën, tokë e shtëpi do ia …

76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës.

Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori Shqiptar…

Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, ai, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Krim pasioni/ Vrau me thikë shokun, Tejlor Tivari, merret i pandehur. Ekzekutoi Marko Beqirajn
Published inNews