Skip to content

I FUNDIT/ Sherr për pronat, arrestohet ish-drejtori i policisë

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij.

News24 mëson se në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, 4 prej të cilëve vëllezër.

Sipas informacioneve paraprake, Sokol Mulosmani është përfshirë mbrëmjen e së shtunës në një konflikt me tre vëllezërit dhe nipi i tij.

LEXO MË SHUMË!  Ndryshime të reja në polici, shkarkohen disa drejtorë policie

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet, ku përplasja mes familjarëve dyshohet se ka nisur për çështje pronësie. Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar personat e përfshirë. Rrethanat e plota të konfliktit janë ende nën hetim.

LEXO MË SHUMË!  Nëse partneri ju kthen shpinën gjatë gjumit, kjo mund të zbulojë diçka të papritur për marrëdhënien tuaj
Published inNews