Skip to content

Lajm i keq për të gjitha ata që kanë Euro, ja me sa lekë këmbehet sot

Nëse vite më parë 100 euro këmbehej në mbi 12 mijë lekë, sot e njëjta kartëmonedhë po humbet gjithnjë e më shumë peshë në xhepat e shqiptarëve.

Euro ka zbritur në nivele historike, duke u këmbyer edhe me 93 lekë në pikat valutore, ndërsa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka prekur 94.21 lekë për euro, vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Remitancat, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, informaliteti si dhe fluksi i turistëve të huaj si pasojë e hyrjes në kulmin e sezonit turistik po e zhvlerësojnë këtë monedhë edhe më shumë në tregun shqiptar.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë euro është zhvlerësuar me 4% ndërsa kjo monedhë këmbehej edhe për 98 lekë.

READ MORE  E FUNDIT/ Të shtëna me a rmë në Kamëz, p lagoset një person

Por një ecuri e tillë e kursit të këmbimit vijon të ketë humbësit dhe fituesit e saj. Në mënyrë të drejtpërdrejt preken qytetarët të cilët në pikat e këmbimit valutor vijojnë të përballen me një euro akoma më të ulët se vitet më para. Sektori i eksporteve ka vijuar rënien edhe në 2026 me në fokus atë të manifakturës ku vetëm për muajin maj pësuan një rënie me 6.3% krahasuar me prillin.

Vet administrata doganore bënë të ditur se nga zhvlerësimi i euros buxheti i shtetit ka humbur rreth 100 mln euro. Si efekt pozitiv ky kurs këmbimi ka sjellë uljen e vlerës së borxhit të huaj në 53% sipas Ministrisë së Financave.

READ MORE  Te gjithe qe kane nje makine do paguajne me pak per SIGURACIONIN, vetem nese…

Për të zbutur luhatjet në tregun valutor dhe për të forcuar rezervën valutore të vendit Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet përmes blerjes së euros. Sipas kalendarit të publikuar, gjatë vitit 2026 institucioni parashikon të tërheqë nga tregu mes 330 dhe 450 milionë euro.(grafik)

KURSI I KËMBIMIT TË EUROS

Këmbimi valuator 93.6 lekë

Banka e Shqipërisë 94.21 lekë

RËNIA E EUROS NDËR VITE

Qershor 2025 98.13 lekë

Qershor 2026 94.21 lekë

Published inNews