Skip to content

Del EMRI para kohe! Kush është ministrja që do të japë ‘DORËHEQJEN’/ Çfarë po ndodh…

Ministrja me Inteligjencë Artificiale, Diella, ende nuk e ka mbushur vitin e plotë në kabinetin e qeverisë Rama 4, por burime për “Newsbomb.al” konfirmojnë që shumë shpejt ajo do të japë dorëheqjen.

Ministrja e famshme e cila solli shumë debate e polemika mes kundërshtarëve politikë, e jo vetëm, pritet të mbyllë “rrugëtimin” e saj.

Ndërkohë nga ana tjetër, një veprim ironizues është bërë nga protestuesit ditën e sotme gjatë protestës ku Diella është shfaqur në monitor duke njoftuar dorëheqjen.

READ MORE  Hita: Ka mbaruar koha e “gjuetisë” së gjobave, kemi hyrë në epokën e monitorimit inteligjent

“Deklaroj dorëheqjen e parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj Kryeministër”, thuhet në mesazh.

Kujtojmë se Diella është ministrja e parë virtuale e Inteligjencës Artificiale (IA) në kabinetin qeveritar të Shqipërisë.

Ajo u krijua fillimisht si një asistente digjitale për platformën e-Albania dhe më pas u emërua zyrtarisht në detyrë nga Kryeministri Rama. Diella “lindi” dhe u prezantua në janar të vitit 2025 nga AKSHI, dhe pasi “shërbeu” si asistente virtuale në e-Albania, në shtator të vitit të kaluar përmes një dekreti ajo u emërua si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale duke u bërë rasti i parë në botë i një sistemi IA që mban një post të tillë në një kabinet qeveritar.

READ MORE  I drejtuan armën efektivëve! Djali i ish-deputetit të PD shoqëronte Leonard Demën që mbeti i plagosur
Published inNews