Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në vend

**Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kamzës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas gazetares së Top News, Kleida Muka, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një godine, ndërsa rrethanat që çuan në këtë veprim ende nuk janë bërë të ditura.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

READ MORE  Protesta ne shesh! Çfarë ndodhi pas orës 22:00 qe ‘terboi’ Policine e Shtetit?

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar që do të sqarojë shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Published inNews