Skip to content

Dëshmia e Noizyt për Cllevion trondit gjykatën, dalin detaje të reja! (Video)

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, ka dëshmuar këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në seancën gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut.

Gjatë dëshmisë së tij, artisti ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që, sipas tij, ndodhi pranë banesës ku jetonte në Durrës.

Noizy deklaroi se në katin e parë të pallatit ishte vendosur një sasi lënde plasëse, ndërsa në momentin e shpërthimit ai ndodhej në gjumë. Sipas tij, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ai u zgjua vetëm disa orë më vonë.

READ MORE  Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (Video)

Reperi tregoi se shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në hyrjen e pallatit, si edhe në lokalin dhe dyqanin në pronësi të tij. Ai shtoi se në të njëjtin pallat banonin edhe prindërit e tij.

Në dëshminë para gjykatës, Noizy e lidhi këtë ngjarje me konfliktin që kishte pasur me Kleviol Ahmetin, duke deklaruar se një ditë më parë mes tyre kishte ndodhur një përplasje verbale dhe fizike.

READ MORE  Autobusi PËRPLASET e më pas shpërthen në flakë, 8 v*ktima dhe 33 të plagosur

Ai bëri të ditur gjithashtu se pas këtij episodi i ishte djegur edhe një automjet, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur më parë marrëdhënie apo bashkëpunim me Kleviol Ahmetin.

Sipas Noizyt, konflikti kishte nisur pas provokimeve të vazhdueshme ndaj tij në rrjetet sociale dhe në TikTok.

Dëshmia e reperit ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa procesi gjyqësor vijon me shqyrtimin e provave dhe dëshmive të tjera.

Published inNewsShowbiz